POEZI
Dy buzë të kuqe, dy dëshira të flakta, që afshin ma thithën, gëzimin ma fikën, si fantazma hikën ndër do bota të larta... Dy buzë si tëpërgjakta, dy dëshira të flakta, që afshin ma thithën në buzë kur mu njitën andjet m'i trazuen, zemrën ma tërbuen, trurin ma helmuen e në fund u mërguen... Dy buzë të kuqe, bukuri fatale, të një gruaje stërzane një pjsë zemre më nxorne, një pranverë të tanë më morne dhe gëzimin ma vodhne... Ato dy buzë të kuqe dhe dy lote të mija qenë shenja të dhimbjes, kur më vrau bukuria, kur më zu dashunia - See more at:POEZI POEZI on 06/29/2013 at 11:12pm (UTC) | ||||
|
<-Back | 1 | Continue-> |